Përfitonte kredi nga 1000-3400 euro me karta të falsifikuara identiteti, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

Nga A2 CNN
10 Korrik 2025, 14:29 | Kronikë

Përfitonte kredi nga 1000-3400 euro me karta të falsifikuara

Një 21-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet se falsifikonte karta identiteti dhe me ato aplikonte për kredi.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ky shtetas falsifikonte karta identiteti, duke përdorur foton e tij dhe të dhëna të shtetasve të tjerë, dhe me to aplikonte dhe përfitonte kredi me vlera nga 1000 euro deri në 3400 euro.

Si rezultat i hetimeve janë dokumentuar 9 raste të përfitimit të kredive, nga ky shtetas, pas aplikimit me dokumente false, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë-Finalizohet pas disa javësh hetime, operacioni policor i koduar “Identiteti”. 

Falsifikonte karta identiteti dhe me ato aplikonte për kredi, kapet dhe vihet në pranga 21-vjeçari.

Dokumentohen 9 raste të përfitimit të kredive me vlera 1000-3400 euro, nga ky shtetas, pas aplikimit me karta identiteti false.  

Sekuestrohen 1 automjet, karta identiteti të dyshuara të falsifikuara, 2 celularë dhe 20 karta SIM.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, organizoi dhe finalizoi në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, operacionin policor të koduar “Identiteti”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi: 

S. M., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas falsifikonte karta identiteti, duke përdorur foton e tij dhe të dhëna të shtetasve të tjerë, dhe me to aplikonte dhe përfitonte kredi me vlera nga 1000 euro deri në 3400 euro. Si rezultat i hetimeve janë dokumentuar 9 raste të përfitimit të kredive, nga ky shtetas, pas aplikimit me dokumente false. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos