Plas sherri në Dragostunjë të Librazhdit, 4 vëllezërit rrahin 5 shtetas të tjerë

Nga A2 CNN
10 Korrik 2025, 14:06 | Kronikë

Plas sherri në Dragostunjë të Librazhdit, 4 vëllezërit

Një konflikt ka ndodhur në Dragostunjë të Librazhdit ndërmjet 4 vëllezërve dhe 5 shtetasve të tjerë.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ka arrestuar 2 nga vëllezërit dhe po punon për kapjen e 2 vëllezërve të tjerë.

Po ashtu sipas Policisë bëhet e ditur se sherri ndodhi në ambientet e një lokali, ku 4 vëllezërit goditën me grushta dhe sende të forta 5 shtetasit e tjerë.

Ndërkohë është proceduar penalisht kamerierja e lokalit, pasi dyshohet se ka prishur provat në vendngjarje, shkruan A2 CNN.

Njoftimi i Policisë:

Librazhd-Ndërhyrja e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e konfliktit ndërmjet 4 vëllezërve dhe 5 shtetasve të tjerë. 

Vihen në pranga 2 nga vëllezërit dhe punohet për kapjen e 2 të tjerëve, pasi në ambientet e një lokali, për motive të dobëta, goditën me grushte dhe me sende të forta, 5 shtetas.

Procedohet penalisht kamerierja e lokalit, pasi dyshohet se ka prishur provat në vendngjarje. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, dje, pas njoftimit për një konflikt ndërmjet disa shtetasve, në fshatin Dragostunjë, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe identifikimin e shtetasve të përfshirë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u identifikuan shtetasit e përfshirë në konflikt dhe në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd:  

-arrestuan në flagrancë shtetasit I. Xh., 29 vjeç dhe A. Xh., 31 vjeç (vëllezër), për veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje", kryer në bashkëpunim dhe "Prishja e qetësisë publike";  

-shpallën në kërkim shtetasit V. Xh., 38 vjeç dhe K. Xh., 35 vjeç (vëllezër të shtetasve të arrestuar);

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen E. G., 50 vjeçe (kameriere), për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".

Nga hetimet dyshohet se më datë 09.07.2025, në ambientet e një lokali, në fshatin Dragostunjë, shtetasit I. Xh., A. Xh., V. Xh. dhe K. Xh. kanë goditur me grushte dhe me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasit A. N., B. B., E. A., F. F. dhe M. F., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.  

Po punohet për kapjen e 2 shtetasve në kërkim. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos