Sherr me sende të forta mes 2 vëllezërve në Kukës, Policia ndalon përshkallëzimin e konfliktit

Nga A2 CNN
10 Korrik 2025, 13:46 | Kronikë

Sherr me sende të forta mes 2 vëllezërve në Kukës,

Një konflikt me sende të forta ka ndodhur mes 2 vëllezërve në Kukës, ku ndërhyrja e Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e tij.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se konflikti mes tyre ka ndodhur për motive të dobëta, raporton A2 CNN.

Po ashtu, Policia bën të ditur se ka arrestuar në flagrancë të dy vëllezërit, të moshave 33 dhe 42-vjeçare, ndërkohë që materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Kukës-Ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e konfliktit ndërmjet 2 vëllezërve. 

U konfliktuan me njëri-tjetrin, me sende të forta, për motive të dobëta, arrestohen në flagrancë 2 vëllezërit. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pas njoftimit se 2 vëllezër po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë ndërhyrë në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit. 

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. T., 33 vjeç dhe  E. T., 42 vjeç, banues në Kukës, vëllezër.  

Këta shtetas janë konfliktuar me sende të forta me njëri-tjetrin, në banesë. Më pas, shtetasi A. T. ka thyer xhamin e automjetit të vëllait të tij, shtetasit E. T.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos