Ndryshime në Polici, largohet Altin Qato, ja kush e zëvendëson në krye të Rrugores

Nga A2 CNN
8 Tetor 2025, 18:32 | Kronikë
Ndryshime në Polici, largohet Altin Qato, ja kush e zëvendëson
Altin Qato
Altin Qato

Altin Qato është larguar nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Rrugore.

Burime për A2 CNN kanë konfirmuar lajmin dhe kanë bërë të ditur se në vend të tij është emëruar Perlat Vatoci.

Ende nuk dihen arsyet e largimit të tij nga ky post. Ndërkohë mësohet se Vatoci më herët ka qenë drejtor në Drejtoritë e Policisë Kukës dhe Gjirokastër.

Ndryshime në Polici, largohet Altin Qato, ja kush e zëvendëson
Perlat Vatoci
Perlat Vatoci

Ndërsa pas largimit të Rebani Jaupit, Dhimitraq Ziu do të emërohet drejtor i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Më datë 17 tetor ai merr zyrtarisht detyrën.

Po ashtu, Arbër Zemani nga Shef i Sektorit të Narkotikëve në DVP Tiranë, u emërua Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kufirit Shkodër.

Ndërsa Adrit Elmazi nga Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kufirit Shkodër, u emërua në DPPSH, Specialist te Drejtoria Strategjike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos