Sekuestrohen mbi 22 mijë euro dhe dokumente false në Rinas

Nga A2 CNN
8 Tetor 2025, 17:17 | Kronikë

Sekuestrohen mbi 22 mijë euro dhe dokumente false në Rinas

Kontrollet e imtësishme të Policisë Kufitare në aeroportin e Rinasit kanë çuar në zbulimin e 6 rasteve të paligjshmërive në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë verifikimeve u zbuluan 2 raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi dhe 4 raste të tentativës për të udhëtuar me dokumente false.

Në total, u sekuestruan 22 805 euro, 2600 dinarë maqedonas dhe 6 dokumente të falsifikuara.

Në përfundim të hetimeve paraprake, materialet u referuan në Prokurori, ndërsa autorët po procedohen penalisht në gjendje të lirë, shkruan A2 CNN.

Ndër të proceduarit janë:

A. J., 33 vjeç, shtetas nga Maqedonia e Veriut, i cili do të udhëtonte drejt Norvegjisë me 11 800 euro dhe 2600 dinarë maqedonas të padeklaruara;

B. I., 43 vjeç, gjithashtu nga Maqedonia e Veriut, që tentoi të udhëtonte drejt Norvegjisë me 11 005 euro të padeklaruara.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos