
Në gati tre orë përballë agjentëve të BKH në SPAK, ish-presidenti, Ilir Meta, ka përmendur emra, që sipas tij ishin organizatorë të dhunës më 21 janar 2011, raporton A2 CNN.
Sipas avokatit të tij, Kujtim Cakrani, Meta ka rrëfyer para hetuesve se në ditët para demonstratës së 21 janarit është vënë në dijeni nga shërbime të huaja në vend, në rrugë konfidenciale, se protesta do të ishte e dhunshme, se do të kishte përplasje dhe se nuk përjashtohej as skenari i vrasjeve.
Referuar avokatit, këto informacion, shërbimet ia kanë vënë në dispozicion edhe kryeministrit të kohës dhe presidentit. Po ashtu, informacioni i është përcjellë edhe SHISH-it.
(A2 Televizion)