Ngjarjet nën hetim, humb jetën turistja në Himarë, në Bulqizë aksident me dy viktima

Nga A2 CNN
23 Korrik 2025, 19:03 | Kronikë

Ngjarjet nën hetim, humb jetën turistja në Himarë, në

Një turiste 23-vjeçare humbi jetën këtë të mërkurë në plazhin e Filikurit në Himarë. Burime thanë se e reja nga Holanda rrëshqiti aksidentalisht teksa ishte duke zbritur në plazh përmes një terreni të thepisur shkëmbor. E lënduar ka mbetur edhe një 18-vjeçare.

Ndërkohë në Bulqizë, në vendin e quajtur "Antena", në Qafë-Buall, dalja e një automjeti nga rruga shkaktoi dy të vdekur. Si pasojë e aksidentit mbeti i plagosur edhe një person, që udhëtonte me të njëjtin mjet.

Dy viktima, ndër to, një 4-vjeçare, u regjistruan në dy aksidente të ndryshme që ndodhën pasditen e të mërkurës në Dibër dhe Krujë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos