A2CNN ka zgjedhur të mos publikojë pamjet e plota të aksidentit tragjik në Durrës duke sjellë në mënyrë të sfurmuar momentin e parë, për të kuptuar tmerrin e papërgjegjshmërisë së "shoferëve" që zgjedhin t'i japin makinës në gjendje të dehur.
Gjendja e të miturit të tretë vijon të jetë e rëndë, me dëmtime të shumta, por bëhet me dije se ai është koshient.
Fëmijët ishin duke luajtur në trotuar në momentin që mjeti tip “Benz” i drejtuar nga Nikoll Radaçi, i cili ka qenë në gjendje të dehur, humbi kontrollin e makinës duke i marrë përpara.
Pas këtij momenti, 57-vjeçari ka dalë menjëherë prej mjetit “Benz” duke e braktisur makinën dhe duke ikur në mes të lagjes me vrap. Shoferi i dehur nuk ka tentuar t’u jap ndihmën e parë fëmijëve.
Në total në vendngjarje ndodheshin 4 fëmijë, dy prej të cilëve humbën jetën pas përplasjes, një i trete u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës, ndërsa i katërti i shpëtoi mrekullisht aksidentit.
Autori i ngjarjes është arrestuar nga policia, ndërkohë që vijojnë hetimet në lidhje me aksidentin. (A2 Televizion)