Paraprakja e kryebashkiakut. Veliaj kërkon dosjen, gjykata bën "hapa pas" në seancë

Nga Armand Bajrami
19 Janar 2026, 23:06 | Kronikë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ishte të hënën në Gjykatën e Posaçme në gjykimin paraprak ndaj tij, ku ripërsëriti kërkesën për t’u njohur me të gjitha aktet e dosjes. 

Duke e konsideruar si abuzive kërkesën dhe mungesë të vullnetit të të pandehurit dhe avokatëve për të paraqitur parashtrimet, gjykata deklaroi të mbyllur shqyrtimin gjyqësor, vendim nga i cili u tërhoq brenda seancës.

Shkak u bë kërkesa e avokates kryesisht të kryebashkiakut, që kërkoi të konsultohej në paraburgim me klientin e saj e më pas të paraqiste mbrojtjen e tij në gjykatë.

Seanca e së hënës ishte e 12-ta në radhën e seancave gjyqësore të shqyrtimit paraprak ndaj dosjes në ngarkim të Veliajt dhe 29 të bashkëpandehurve të tij, proces që ka nisur në qershor të vitit të shkuar.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos