Plagosja e gjimnazistëve në Kamzë, policia me informacion zyrtar

Nga A2 CNN
2 Tetor 2025, 12:27 | Kronikë

Plagosja e gjimnazistëve në Kamzë, policia me informacion zyrtar

Policia ka dalë me një komunikatë zyrtarë në lidhje me sherrin mes disa të rinjve, ku dy prej tyre mbetën të plagosur me thikë, ndërsa një tjetër u lëndua.

Sipas policisë, rreth orës 10:50, te bulevardi “Nënë Tereza”, në rrugë janë konfliktuar për motive të dobëta, disa shtetas të mitur, të moshave 15-17 vjeç.         

Gjatë konfliktit janë dëmtuar, dyshohet me mjet të mprehtë, dy 16-vjeçarë, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Është dëmtuar lehtë dhe një bashkëmoshatar i tyre, i cili është jashtë rrezikut për jetën. 

Dy 16-vjeçarët me inicialet A.L. dhe B.T. aktualisht ndodhen në sallën e urgjencës te Trauma dhe po ekzaminohen nga mjekët. Vetëm pas daljes se mjekëve do të bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësore.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos