Apeli i Posaçëm jep vendimin për Gjergj Cukalin

Nga A2 CNN
9 Korrik 2025, 16:11 | Kronikë

Apeli i Posaçëm jep vendimin për Gjergj Cukalin

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur vendimin përfundimtar për çështjen ku të pandehur janë Gjergj Cukali dhe disa bashkëpunëtorë të tij, të akuzuar për vepra të rënda penale.

Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Tereza Merkaj (kryesuese), Engert Pëllumbi dhe Igerta Hysi, vendosi të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me disa ndryshime.

Sipas vendimit, njërit prej të pandehurve, E.J., në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, iu ul dënimi dhe përfundimisht u dënua me 7 vite burg, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë, për të pandehurin B.D., gjykata vendosi dënimin me 18 vjet burg për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos