Po shëtiste me gjyshen, pitbulli kafshon në kokë vajzën 4-vjeçare në lungomare

Nga Gazmend Janku
7 Prill 2026, 16:23 | Kronikë

Po shëtiste me gjyshen, pitbulli kafshon në kokë vajzën

Rreziku nga qentë po shtohet nga dita në ditë, duke rrezikuar seriozisht edhe jetën e fëmijëve. Sikur të mos mjaftojnë qentë endacakë, edhe qentë që mbahen nga persona të ndryshëm po rrezikojnë jetën e njerëzve, për sa kohë mbahen në kundërshtim me rregullat dhe pa maska kundër kafshimit, shkruan A2CNN.

Një ngjarje në kufijtë e tragjikes u shënua në lungomare në Vlorë, ku një vajzë vetëm 4 vjeçe, teksa ishte duke shëtitur me gjyshen e saj, është sulmuar nga një qen i racës Pitbull, që dyshohet se i kishte ikur të zotit. Gjyshja e të miturës, nga ambientet e spitalit, tregon momentet e tmerrit. Sinkron gjyshja

Fatmirësisht aty pranë ndodheshin punëtorë të një projekti publik dhe kanë ndërhyrë, duke mundësuar shkëputjen e vajzës nga dhëmbët e qenit dhe dërgimin e saj me urgjencë në spital. Sinkron

Vajza, pas dhënies së ndihmës mjekësore, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe gjetjen e personit që ka pasur pitbullin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos