Polici shiste drogë te Blloku i Sigurisë, arrestohet

Nga Igli Çelmeta
3 Tetor 2025, 15:10 | Kronikë

Polici shiste drogë te Blloku i Sigurisë, arrestohet

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar një efektiv policie, i cili akuzohet se shiste drogë në ambientet e Bllokut të Sigurisë, ku edhe ushtronte detyrën, raporton A2 CNN. Në pranga ka rënë efektivi Mustafa Lleshi, me detyrë Trupë Shërbimi në Bllokun e Sigurisë në DVP Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Moskallëzim i krimit”.

“Arrestimi i tij u bë i mundur pasi nga të dhënat konfidenciale që dispononte Drejtoria Rajonale e AMP-së Tiranë, ky punonjës do të kryente një takim për blerjen e disa dozave të lëndës narkotike e dyshuar kokainë, me qëllim shitjen më pas në ambientet e Bllokut të Sigurisë ku dhe ushtronte detyrën. Gjatë kontrollit fizik ju gjet një dozë nga lënda narkotike, e cila pas peshimit rezultoi në masën 0.4 gram dhe 70 euro, të sekuestruara në cilësinë e provës materiale”, tha AMP.

Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos