Një konflikt i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Bilishtit. Pamjet e siguruara nga A2CNN tregojnë momentin kur dy persona zbresin nga një automjet dhe përpiqen të nxjerrin me dhunë një shofer nga makina e tij.
Ky i fundit ka reaguar menjëherë duke larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Sipas dëshmisë së dhënë në polici, shoferi pretendon se është goditur me thikë gjatë incidentit. Ndërkohë, forcat e policisë kanë shoqëruar disa persona të përfshirë për të sqaruar rrethanat. Fatmirësisht, në momentin e largimit të automjetit, nuk ka pasur persona të tjerë të lënduar, shkruan A2.
Përpara kësaj skene, ka patur një konflikt të mëparshëm po sot midis personave. Njëri prej tyre ka pretenduar se është goditur me thikë gjatë konfliktit.
Në konflikt janë përfshirë tre persona, 2 prej të cilëve kanë goditur me sende të forta 39-vjeçarin me inicialet G.M, duke i shkaktuar dëmtime në trup.
Gjatë përleshjes, i dëmtuari ka reaguar duke nxjerrë një thikë dhe ka plagosur njërin prej sulmuesve.
Burime bëjnë me dije se mes autorëve të dhunës ka qenë edhe shtetasi Trajan Çeliku, i njohur nga policia e Devollit si person problematik, ndërsa mësohet se nuk është hera e parë që palët përfshihen në përplasje me njëri-tjetrin. (A2 Televizion)