Shiste kokainë dhe heroinë në disa zona të Tiranës, bie në pranga 37-vjeçari

Nga A2 CNN
18 Mars 2026, 14:23 | Kronikë

Shiste kokainë dhe heroinë në disa zona të Tiranës, bie

Një 37-vjeçar që shiste kokainë dhe heroinë, të ndarë në doza, gati për shitje, ka përfunduar në prangat e policisë. Gjatë operacionit “Flas”, u arrestua në Rrugën e Dibrës S. A., 37 vjeç, banues në Tiranë. 

Gatë kontrollit, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit S. A., sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Heroinë, të ndara në doza, gati për shitje. Ky shtetas dyshohet se siguronte lëndë narkotike dhe i ndante në doza, të cilat i shiste në zona të ndryshme, kryesisht në Rrugën e Dibrës.  Vijojnë hetimet për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale”, thuhet në njoftim.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos