Policia e Tiranës ka arrestuar një 40-vjeçar i cili i kishte shpëtuar drejtësisë edhe pse ishte i dënuar me 7 vite burg për një aksident të ndodhur një vit më parë, me pasojë vdekjen e dy personave, shkruan A2 CNN. Në pranga ra Shtetasi Klaidi Ruçi.
“Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të dënuar me burgim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Komisariatin e Qarkullimit Rrugor, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Unavoidable”. Si rezultat i të cilit, në Shkozë, u bë e mundur, lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit Klajdi Ruçi, 40 vjeç”, tha policia.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi në vitin 2024 ka shkaktuar një aksident rrugor me pasojë humbjen e jetës së dy shtetasve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)