Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në vendin e quajtur “ Ura e Daullasit” në Fier. Zjarri i shkaktuar nga djegia e hamulloreve nga fermerët e zonës, duket se ka dalë jashtë kontrollit duke shkaktuar panik te banorët e zonës.
A2 CNN raporton se në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve të cilat ndodhen pranë shtyllave të energjisë elektrike.
Për të shmangur rrezikun është bërë edhe stakimi i energjisë, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për neutralizimin e flakëve të cilat favorizohen edhe nga era. (A2 Televizion)