Shkodër, 34-vjeçari plagos me armë zjarri një grua

Nga A2 CNN
12 Gusht 2025, 13:33 | Kronikë

Shkodër, 34-vjeçari plagos me armë zjarri një grua

Një 34-vjeçar ka plagosur me armë zjarri një grua. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Muriqan-Shkodër.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Fatmirësisht, 30-vjeçarja e plagosur është jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për kapjen e autorit Edison Probatistaj.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor “Muriqan-Shkodër”, shtetasi E. P., 34 vjeç, dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasen E. I., rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar të këtij rasti.

Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos