Trafikuan kanabis me përqindje të lartë THC, arrestohen dy të mitur

Nga A2 CNN
12 Gusht 2025, 11:10 | Kronikë

Trafikuan kanabis me përqindje të lartë THC, arrestohen dy

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë dy të mitur, të cilët ishin të përfshirë në trafikimin e 1 kg e 118 gramë Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC.

"U arrestuan në flagrancë dy 17-vjeçarë, të cilët u kapën menjëherë pasi morën në një degë postare në Vorë një pako me 1 kg e 118 gramë Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, të trafikuar nga SHBA me qëllim shitjen në Shqipëri. Gjithashtu, u shpall në kërkim një tjetër shtetas i përfshirë në këtë aktivitet, gjeneralitetet e të cilit nuk bëhen publike për shkak se hetimet vijojnë", lexohet në njoftimin e policisë.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e porositësve të lëndës narkotike, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos