Dyshohet për vrasjen e foshnjës, arrestohet 20-vjeçarja e huaj në Tiranë

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2025, 17:18 | Kronikë

Dyshohet për vrasjen e foshnjës, arrestohet 20-vjeçarja e huaj

Policia e Tiranës ka ndaluar një shtetase të huaj të moshës 20-vjeçare, pasi dyshohet për veprën penale të vrasjes së foshnjës.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se urdhri i ndalimit të saj është dërguar nga Gjykata, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë ndaluar një shtetase të huaj, A. P., 20 vjeçe, pasi Gjykata ka dërguar urdhrin e ndalimit ndaj saj. Sipas njoftimit zyrtar, e reja dyshohet për veprën penale “Vrasja e foshnjës”.

Ndërhyrja e policisë u krye në zbatim të vendimit gjyqësor, ndërsa autoritetet kanë nisur procedurat përkatëse ligjore. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos