Gjykata e Lartë ka caktuar datën 2 tetor, ora 13:35, për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Kryebashkiaku i izoluar në paraburgim prej muajit shkurt, i kërkon Gjykatës së Lartë të shfuqizojë vendimin e Apelit të Posaçëm të datës 8 qershor, që e la në fuqi masën shtrënguese ndaj tij.
Rekursi i Veliajt do të shqyrtohet nga një kolegj me relator gjyqtaren Albana Boksi. Kjo është hera e dytë që kryebashkiaku i Tiranës, aktualisht i pandehur nga SPAK për 5 vepra penale, bën një kërkim për liri në Gjykatën e Lartë.
Në muajin korrik kjo gjykatë refuzoi një pretendim të mëhershëm për shfuqizim të masës së “arrestit në burg”. Dosja ndaj kryebashkiakut Veliaj dhe 29 të bashkëpandehurve të tij është depozituar në Gjykatën e Posaçme, që më29 shtator do të nisë shqyrtimin paraprak të saj. (A2 Televizion)