Zjarri përfshin parkun e Llogorasë, në rrezik pylli i pishave, dyshohet e qëllimshme

Nga Edi Ruçi
23 Korrik 2025, 19:49 | Kronikë

Zjarri përfshin parkun e Llogorasë, në rrezik pylli i pishave,

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka shpërthyer pasditen e sotme brenda Parkut Kombëtar të Llogorasë, mbi fushën e sportit, duke rrezikuar seriozisht zonën e mbrojtur me pyje pishe dhe bimësi karakteristike, raporton A2 CNN.

Sipas burimeve në terren, flakët janë përhapur me shpejtësi të madhe, ndërsa dëmet në sipërfaqe pyjore janë ende të pakonfirmuara zyrtarisht. Banorë të zonës, kryesisht pronarë restorantesh dhe punonjës të tyre, janë mobilizuar menjëherë për të përballuar situatën me mjete rrethanore, deri në mbërritjen e dy mjeteve zjarrfikëse që kanë mundur të vendosin vatrën nën kontroll pas një ndërhyrjeje të përqendruar, shkruan A2 CNN.

Zjarri ka ngritur dyshime të forta për zjarrvënie të qëllimshme, pasi vatra është shumë larg zonës së fshatit Dukat, ku prej pesë ditësh po vijon një tjetër zjarr masiv në malin e Shën Gjergjit, që rrezikon po ashtu shtrirjen në drejtim të parkut të Llogorasë.

Pista tjetër që nuk përjashtohet është ajo e një defekti në rrjetin elektrik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos