Akuzohet për vrasjen e Klevis Lleshit, Aurel Hoxhës i sekuestrohen 5 milionë euro pasuri

Nga A2 CNN
9 Tetor 2025, 11:28 | Kronikë
Akuzohet për vrasjen e Klevis Lleshit, Aurel Hoxhës i sekuestrohen 5
Aurel Hoxha, i akuzuar si porositës i vrasjes së Klevis Lleshit.

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër për sekuestro preventive mbi pasuri me vlerë 5 milionë euro, në pronësi të Aurel Hoxhës, i njohur edhe si Aurelinjo Kolaveri, dhe Sajmir Kolaverit.

Të dy akuzohen si urdhërues të rrëmbimit e më pas të vrasjes së Klevis Lleshit në vitin 2020. 36-vjeçari Aurel Hoxha i njohur edhe si Aurelinjo Kolaveri, është shpallur në kërkim, ndërsa Sajmir Kolaveri është arrestuar në Itali. Vrasja është porositur nga Aurel Hoxha si hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij në vitin 2012 në Londër, thotë SPAK.

Vlera totale e pasurive të sekuestruara përllogaritet të jetë afërsisht 5 milionë euro dhe në të bëjnë pjesë subjekte tregtare, apartamente, biznese dhe makina luksoze, si Lamborghini dhe Rolls Royce, su dhe llogari të shumta bankare.

Subjektet tregtare për të cilat është vendosur “sekuestro preventive”:

“Monopol sh.p.k”, me ortak të vetëm A.K. dhe administrator K.K. Subjekti është regjistruar më 26.05.2025, Rruga “Myslym Shyri”;

“A. K. PF”, emër tregtar “Monopol Bar Lounge 24 ore”, subjekt i regjistruar më 28.02.2020, Rruga Myslym Shyri;

Subjekti tregtar “Elite Event sh.p.k”, ku A.K. është ortak i vetëm dhe njëkohësisht administrator, subjekt i regjistruar më 26.02.2025, Rruga Myslym Shyri;

Apartamentet dhe njësitë:

Apartament me sipërfaqe 133.04 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë

Apartament me sipërfaqe 143 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë

Apartament me sipërfaqe 137.66 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë

Apartament me sipërfaqe 125.26 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë

Apartament me sipërfaqe 125.26 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë

Apartament me sipërfaqe 137.66 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë;

Apartament me sipërfaqe 137.66 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë

Njësi me sipërfaqe 53.75 m², të ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë

Njësi me sipërfaqe 90.64 m², e ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë

Njësi me sipërfaqe 146.45 m², e ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë

Njësi me sipërfaqe 143.3 m² të ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë

Njësi me sipërfaqe 49 m² të ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë

Njësi me sipërfaqe 50 m² të ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë

“Sekuestro preventive” është kërkuar edhe për:

32 automjete, mes të cilave një Lamborghini Urus dhe një Rolls Royce Cullinan, të cilat janë në pronësi ose përdorim, të personave si vijon: A.K, L.K, K.K, Zh.Xh-I, S.L, L.K (person fizik), Zh.Xh-I, SALOU Rental shpk etj.

52 llogaritë bankare, në bankat e nivelit të dytë janë në pronësi të subjekteve: Zh.Xh-I, Zh.Xh-I (person fizik), S.L, SALOU Rental, Monopol Exchange, L.K, L.K (person fizik), K.K, Elite Event, A.K dhe A.K (person fizik).

Për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme është ngarkuar Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Prokuroria e Posaçme thotë se vrasja e Klevis Lleshit në vitin 2020 dyshohet të jetë kryer kundrejt pagesës prej 50 mijë eurosh. Ngjarja e rëndë, ku trupi i viktimës u gjet pas 5 muajsh nga ekzekutimi, është arritur të zbardhet për shkak të përgjimeve nga aplikacionet Sky ECC dhe pas një hetimi në bashkëpunim me Europol, Eurojust, si dhe autoritetet ligjzbatuese të Francës, Italisë, Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë.

Më 3 tetor, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë arrestuar dy shtetas të tjerë, Sabah Nuzi dhe Samet Loka, të dy nga 31 vjeç. Mbi të katërt rëndojnë disa akuza për veprat penale "vrasje për gjakmarrje", "fshehje dhe asgjësim kufome", "pastrim i produkteve të veprës penale", "grup i strukturuar  kriminal" dhe "vepra penale te kryera nga grupi strukturuar kriminal". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos