Tentoi të vriste me armë një person në Durrës, arrestohet në Berat 35-vjeçari në kërkim

Nga A2 CNN
26 Gusht 2026, 12:20 | Kronikë

Tentoi të vriste me armë një person në Durrës,

Policia e Beratit ka vënë në pranga një 35-vjeçar nga Durrës të shpallur në kërkim për tentativë vrasje. Ai u arrestua në një lokal në qytetin e Beratit gjatë një operacioni të zhvilluar nga specialistët e Hetimit të Krimeve dhe Forca e Posaçme Operacionale.

Sipas hetimeve, ai dyshohet se më 15 dhjetor 2025, së bashku me dy persona të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit F. K. në një lokal në lagjen nr. 9 të Durrësit, duke i shkaktuar këtij të fundit plagë të lehta.

Pas arrestimit, 35-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i DVP Berat

Kapet në Berat një shtetas i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë.

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Berat, pas administrimit të informacioneve për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë bërë të mundur lokalizimin e tij në një lokal në qytetin e Beratit dhe kapjen e shtetasit:

B. Ç., 35 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Ky shtetas dyshohet se, më datë 15.12.2025, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit F. K., i cili ndodhej në një lokal në lagjen nr. 9, Durrës. Si pasojë, shtetasi F. K. është dëmtuar lehtë.

35-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Durrës, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos