
Ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit të aksidentuar mesditën e sotme në fshatin Lumalas, në aksin Korçë-Maliq
Sipas informacioneve, 45 vjeçari Krenar Çekiçi, ka ndërruar jetë pak më parë në ambientet e spitalit të Korçës.
Pavarësisht ndihmës mjekësore nga bluzat e bardha, ai s’ka mundur të jetojë.
45-vjeçari mësohet se është punonjës i policisë së burgjeve, pranë IEVP Drenov (A2 Televizion)