
Një vajzë 14-vjeçare, me inicialet B.T., është larguar mëngjesin e sotëm nga banesa e saj në një lagje pranë stadiumit.
Sipas burime të A2CNN e mitura është larguar në mënyrë të fshehtë rreth orës 07:00 dhe që prej atij momenti nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e saj.
Të afërmit bëjnë me dije se kanë humbur çdo kontakt me vajzën dhe nuk dinë se ku mund të ndodhet, ndërsa kanë depozituar edhe një kallëzim pranë Policisë së Durrësit. (A2 Televizion)