“U plagosën 2 policë”, arrestohen 4 mbështetës të Shqipëria Bëhet, 6 procedohen

Nga A2 CNN
5 Janar 2026, 10:18 | Kronikë

“U plagosën 2 policë”, arrestohen 4 mbështetës

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar 4 persona dhe ka proceduar 6 të tjerë gjatë përplasjeve në orët e vona në Bulevard mes forcave të rendit dhe mbështetësve të lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, e drejtuar nga Adriatik Lapaj.

Sipas Policisë, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë arrestuar 4 shtetas, pasi gjatë protestës dyshohet se kanë hedhur sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë, duke shkaktuar plagosjen e dy efektivëve, njëri prej të cilëve vijon të marrë ndihmë mjekësore në spital.

Të arrestuarit:

E. H., 30 vjeç

Alfred Matoshi, 40 vjeç

Eligert Hima, 39 vjeç

Ergys Llanaj, 41 vjeç

Po ashtu, Policia ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal për 6 shtetas të tjerë, shkruan A2 CNN.

Autoritetet bëjnë me dije se veprimet hetimore vijojnë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos