Përplasjet në protestën para Kuvendit, lihen të lirë protestuesit e shoqëruar, vetëm një në pranga

Nga A2 CNN
9 Shtator 2026, 15:03 | Kronikë

Të paktën 15 protestues u shoqëruan nga policia pas përplasjeve me efektivët gjatë protestës së një dite më parë para Kuvendit janë lënë të lirë. Vetëm një prej tyre, u arrestua.

Protestuesit ishin mbledhur rreth Kuvendit që në nisje të sesionit të ri parlamentar, por një orë pas përfundimit të saj nisën tensionet dhe bllokimi i rrugëve. Dhjetëra protestues tentuan të godisnin me vezë makinat e deputetëve.

Policia në disa momente ndërhyri për të larguar forcërisht protestuesit nga rrugët që ata kishin bllokuar, por ata kundërshtuan, duke u përplasur me efektivët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos