Vrasja e 51-vjeçarit në Durrës, identifikohet autori

Nga A2 CNN
25 Shtator 2025, 12:27 | Kronikë

Vrasja e 51-vjeçarit në Durrës, identifikohet autori

Teilor Tivari është autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit, ku mbeti i vrarë 51-vjeçari Valbon Beqiraj.

24-vjeçari rezulton të jetë në mesin e disa personave që janë shoqëruar për ngjarjen e ndodhur në lagjen 12 të qytetit bregdetar.

Viktima duket se kishte ftuar disa miq në banesë, me njërin prej të cilëve mendohet të jetë konfliktuar. Hetuesit kanë marrë gjurmën e gishtërinjve dhe kanë analizuar edhe kamerat e sigurisë për të shkuar drejt autorit.

51-vjeçari u gjet pa shenja jete në banesë, por nga ekspertiza paraprake mjekoligjore e kryer nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka rezultuar se në trupin e Beqirajt kishte shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me mjet prerës, si pasojë e të cilave dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën.

"Përgjatë natës dhe aktualisht, grupi i posaçëm hetimor ka kryer dhe është duke kryer një sërë veprimesh të thelluara hetimore, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve", lexohet në njoftimin e policisë, shkruan A2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos