Zelensky: Jemi gati për armëpushim në Detin e Zi, presim përgjigjen e Rusisë

Nga A2 CNN
23 Shtator 2026, 19:26 | Bota

Zelensky: Jemi gati për armëpushim në Detin e Zi, presim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina është e gatshme të mbështesë një armëpushim detar në Detin e Zi dhe tani pret përgjigjen e Rusisë.

Duke folur në samitin e “Platformës së Krimesë”, në kuadër të takimit vjetor të liderëve botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Zelensky tha se propozimet për rikthimin e lundrimit të sigurt janë paraqitur nga Egjipti, India dhe Turqia.

“Po presim përgjigjen e Rusisë. Ukraina është gati për të siguruar lundrim të sigurt dhe siguri ushqimore në Detin e Zi, nëse Rusia është e gatshme të ndërmarrë hapa të vërtetë edhe në drejtim të de-përshkallëzimit. Duhet të fillojmë nga diku”, tha Zelensky.

Ukraina po kërkon gjithashtu marrëveshje që do të ndalonin sulmet ndaj infrastrukturës energjetike dhe anijeve në Detin e Zi. Kievi frikësohet se Rusia mund të intensifikojë sulmet ndaj impianteve energjetike dhe të ngrohjes gjatë dimrit, duke përdorur raketa dhe dronë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos