Rubio takohet me Lavrovin në Nju-Jork, zbardhen diskutimet mes dy liderëve

Nga A2 CNN
23 Shtator 2026, 19:11 | Bota

Rubio takohet me Lavrovin në Nju-Jork, zbardhen diskutimet mes dy

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, është takuar me ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov, në Nju-Jork, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, gjatë takimit dy zyrtarët diskutuan një gamë të gjerë çështjesh, përfshirë luftën në Ukrainë dhe situatën në Lindjen e Mesme.

Lavrov theksoi nevojën për rivendosjen sa më të shpejtë të marrëdhënieve dypalëshe mes Moskës dhe Uashingtonit. Sipas njoftimit të ministrisë ruse, të dyja palët ranë dakord të vijojnë diskutimet.

Edhe Departamenti amerikan i Shtetit konfirmoi takimin përmes një deklarate të shkurtër, duke bërë të ditur se Rubio dhe Lavrov “diskutuan luftën Rusi-Ukrainë dhe marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Rusi”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos