Një ftesë për poezinë, pikën më pak të prekshme në letërsi, zhanrin që po kalon në kohën më të vështirë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë.
Kështu ka mbërritur dita ndërkombëtare e librit në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit në Tiranë. do të duhej të ishin Mimoza Ahmet, Rita Petro e Rudolf Marku në panel, por laureati i poezisë ka munguar edhe në këtë takim.
Vendin e tij përballë lexuesit e ka zënë Pol Milo, ekonomisti i njohur për admirimin dhe kurajën që e çon drejt vargjeve poetike.
Edhe në fakultetin e historisë dhe filologjisë vjen panairi i përvitshëm i shitjes dhe ekspozimit të veprave, po aq sa edhe evente të shumta që kryesisht fokusin e kanë të letërsia. (A2 Televizion)