Bledar Çakalli, homazh figurave kombëtare në murale në Rrugën e Kombit

Nga Luela Myftari
19 Prill 2025, 22:37 | Kulturë

Në sfondin e kuq simbolik, Bledari ka sjellë historinë e Kukësit dhe Kosovës, bashkë me disa prej figurave kombëtare që kanë kontribuar në mbrojtjen e çështjes shqiptare dhe aspiratën për bashkim kombëtar. Jemi në Rrugën e Kombit.

“Çështja ime dhe kauza është për figurat kombëtare”, shprehet Bledar Çakalli, i njohur ndryshe si “Artisti i Rrugëve”, që edhe pse deri tani ka marrë vlerësime dhe mbështetje vetëm nga qytetarët, institucionet kanë munguar në përkrahje.

Megjithatë, ai nuk tërhiqet. Dashuria për kombin dhe trashëgimia familjare e trashëguar nga babai, e kanë shtyrë të nisë këtë rrugëtim artistik që në moshë të vogël. 

Muraleve të tij, që i realizon me stil grafiti, u parashikohet jetëgjatësi deri në 15 vjet, duke u kthyer kështu në monumente të qëndrueshme të kujtesës kombëtare në hapësirat publike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos