Autorë, regjisor, dramaturg, komediograf, satirist, publicist dhe pedagog. Të gjithë këto përmblidhen rreth emrit të të madhit Pëllumb Kulla. Ndonëse në moshë pensioni pasioni i tij për artin ka bërë që të organizojë një ndër shfaqjet më domethënëse kushtuar magjisë së tetarit Bylis të Fierit.
Aty ku Kulla nisi jetën e tij artistike. Madhështia e kësaj skene së bashku me aktorët që kanë lënë gjurmët e tyre jo vetëm tek publiku Fierak por në mbarë vendin, e ndërthurur edhe me problematikat aktuale të shoqërisë shqiptare, kanë rikthyer spektatorin Fierak në sallën e tetarit të tyre.
Për të madhin Luftar Paja ardhja e Kullës në teatrin Bylis ishte një fat i madh për të gjithë kastën e aktorëve që i dhanë jetë veprave të tij.
Ndërsa për Pëllumb Kullën kjo skenë duhet të rimarrë edhe një herë rolin dhe aktivitetin që ka patur dikur. (A2 Televizion)