Jemi mësuar me mbrëmje poetike, ku vargjet recitohen, por nëse sheh të mblidhen studiuesit më të mirë në vend, diskutimi tejkalon vargjet, duke shkruar kështu edhe kritikën në vend.
E në një vend ku kritika mungon, pikëtakimet që na lë profesor Bashkim Kuçuku me dy nga emrat më të mirë të poezisë shqipe kalojnë konceptet e mbrëmjes së zakonshme poetike në Tiranë, shkruan A2.
Me një ligjëratë shkencore e ka prezantuar edhe akademikja Floresha Dado studimin e Bashkim Kuçukut për poezinë e Martin Camajt.
Të dy veprat studimore të profesor Bashkim Kuçukut u prezantuan në librarinë “Onufri”, aty ku është edhe shtëpia botuese e emrave më në zë të autorëve shqiptarë. (A2 Televizion)