Për gati 40 vjet është kënduar kjo këngë. Vargjet, të cilat i kanë mbijetuar katër dekadave, janë shkruar nga Preç Zogaj. Këto, por më së shumti vargje nga vëllimi i tij i fundit poetik, mbërritën në Teatrin Eksperimental nga aktoret e mirënjohura Yllka Mujo, Luiza Xhuvani dhe Elia Zaharia.
Mes miqve nuk kanë munguar as analizat letrare të vargjeve, të botuara nga UET Press, në një botim që përbën thelbin e poezisë së Preç Zogajt, shkruan A2CNN.
Vetë autori e shijoi mbrëmjen poetike në radhën e parë të spektatorëve, për të interpretuar i fundit.
“Çdo pasqyrë na sheh mëkati” është publikuar vitin e kaluar dhe përcjell poezitë e shkruara nga autori që prej vitit 1986, duke shënuar kështu 40 vite krijimtari. (A2 Televizion)