21 Janari, ish-deputeti: Kam qenë në protestë, Rama erdhi në pushtet me 4 viktimat

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2025, 20:33 | Politikë

21 Janari, ish-deputeti: Kam qenë në protestë, Rama erdhi në

Asllan Dogjani, i cili ka qenë pranë PS në kohën kur ndodhi protesta e 21 janarit 2011, u shpreh në Off the Record me Andrea Dangllin, se Edi Rama erdhi në pushtet me 4 viktimat e kësaj ngjarje.

Teksa bëri një rezyme të ngjarjes, për të cilën pranoi se ka qenë i pranishëm në shesh atë ditë, Dogjani shtoi se për 21 janarin duhet të hetohen dhe organizatorët e protestës.

“Edi Rama ka ardhur në pushtet me këtë ngjarje të rëndë me 4 qytetarë të vrarë. Në një ngjarje penale ka shkak dhe pasojë dhe kjo duhet hetuar. Unë kam qenë në 21 janar në atë vend ku u vranë ata 4 persona. Duhet hetuar kush e organizoi. Kur bëhet një protestë ka një plan. Protestuesit vinin nga gjithë Shqipëria. Përse ata njerëz shkuan menjëherë te dera e Kryeministrisë? Pse rastësisht ishte ajo makinë që hyrë në oborr? Duhet hetuar në themel. Kjo çështje mund të ishte rihapur me dhjetëra herë në 15 vite. Ka shërbime informative, policinë, gardën... Këta me vetëdije e kanë çuar kaq gjatë. Retorika e bërë nga Edi Rama ishte shumë e fortë. Një ditë më parë ai tha që këtë protestë nuk e kam thirrur unë por qytetarët”, tha Dogjani në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos