Erion Veliaj mungon prej 7 muajsh në zyrë, teksa vijon betejën me drejtësinë në burgun e Durrësit. Këshilltarët e majtë u mblodhën në parti para se të firmosin zyrtarisht për largimin e Veliajt nga detyra që nuk e lëshon që prej 2015-ës.
Në mbledhjen prej rreth 100 minuta nuk munguan diskutimet, besnikët e Veliaj bën rezistencë në fillim duke hezituar që të hidhnin firmën mbi dokumentin e përpiluar me fjalët e deklaratës së Ramës në Asamble.
Udhëzimi ishte i qartë që të gjithë duhet të firmosin, edhe pse Burime nga kjo mbledhje për A2CNN thanë që duke nisur nga Eridian Saljanji nuk e kanë fshehur që për shkak bashkëpunimi prej shumë vitesh me Veliajn zbatimi i këtij vendimi politik ishte i vështirë moralisht.
Madje mësohet të ketë thënë që nëse do të vendosej në kushte për të zgjedhur mes Veliaj dhe postit të tij, ishte gati për të “sakrifikuar” vetën. Pasi e pa që firma ishte një fund i detyruar, Aldo Mërkoçi vuri kusht që në kërkesë të shtohej edhe puna që Veliaj ka bërë në krye të Tiranës si dhe të nënvizohet që po i bëhej padrejtësi në këtë proces gjyqësor.
Nga tonet e Edi Ramës në Asamble vullneti i këshilltarëve në Bashkinë e Tiranës ishte thjesht një formalitet për të respketuar ligjin, me prezantimin e Ogerta Manastirliut si kandidate përzgjedhjet e parakohshme në kryeqytet. Procedura që është në dorë të zgjedhurve socialistë në parlamentin lokal, ishte kërkuar nga këshilltarët demokratë prej muajsh.
Me 10 shkurt të këtij viti SPAK-u e mori Erion Veliajn nga zyra e tij në Bashkinë e Tiranës për ta dërguar në paraburgim. Pas përfundimit të hetimeve nga Prokuroria, ndaj kryebashkiakut në detyrë rëndojnë5 akuza, “korrupsion pasiv”, “pastrim parash”, “fshehje e mosdeklarim i pasurisë” dhe “futje e sendeve të palejuara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale”.
Më 29 shtator Erion Veliaj për herë të parë si i pandehur përpara Gjykatës së Posaçme.
Nga paraburgimi I Durrësit Erion Veliaj duhet të marrë një vendim nëse pas Këshillit dhe firmës se Edi Ramës do të heshtë apo do ta vijojë betejën me Kryeministrin në Gjykatën Kushtetuese. (A2 Televizion)