U regjistrua në Kuvend si deputete e pavarur, reagon Mesila Doda: Jam pjesë e opozitës, qëndroj në koordinim me PD

Nga A2 CNN
17 Shtator 2025, 22:29 | Politikë

U regjistrua në Kuvend si deputete e pavarur, reagon Mesila Doda: Jam

Deputetja Mesila Doda ka reaguar publikisht, pas vendimit të saj për t’u regjistruar në Kuvend si deputete e pavarur.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Doda shprehet se në vendimi i saj erdhi në pamundësi të krijimit të një grupi parlamentar të PDIU-së, parti me të cilën ajo garoi në zgjedhjet e 11 majit.

Ajo hedh poshtë pretendimet se është afruar me Partinë Socialiste, teksa thotë se është në koordinim me PD-në, për aksionin opozitar në vijim, shkruan A2 CNN.

Ajo shton gjithashtu se të mos jesh pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, nuk të përjashton nga opozita.

Reagimi i Dodës:

Meqenese po shoh nje stuhi ne gote te ngritur nga soj soj mendjesh, jam e detyruar te bej kete sqarim.

Ne zgjedhjet parlamentare jam rregjistruar si deputete e PDIU-se, ne koalicionin Aleanca per Shqiperine Madheshtore.

Ne konfigurimin e ri te grupeve parlamentare kam mesuar qe jane krijuar tre grupe dhe ne pamundesi per te krijuar nje grup parlamentar te PDIU-se, nuk jam rregjistruar ne grupet aktuale, por jam pjese e opozites duke ruajtur identitetin e forces politike qe perfaqesoj.

Nese do kishte qene nje grup i perbashket opozitar padyshim do isha pjese e ketij grupi.

Kam qene dhe jam ne koordinim me kryetarin e grupit te PD per cdo aksion dhe qendrim politik te opozites

Dashakeqeve qe sot ju “qan” zemra per opoziten mund tju them se opozita nuk ka nje deputet me pak e se qendrimet politike opozitare jane krejtesisht te koordinuara.

Te mos besh pjese ne nje grup parlamentar nuk te perjashton nga opozita. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos