Kush deputet do t’i mungojë më shumë Kuvendit? Gaz Bardhi flet me emra në 'Off the Record'

Nga A2 CNN
17 Shtator 2025, 21:23 | Politikë

Kush deputet do t’i mungojë më shumë Kuvendit? Gaz Bardhi

Kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi ka folur në “Off The Record" me Andrea Dangllin  në A2 CNN për mungesën e disa kolegëve të tij në këtë legjislaturë të re të kuvendit. Duke  përmendur me emra deputetët, ai tha se do t’i mungojnë jo vetëm atij personalisht, por edhe interesit publik dhe qytetarëve që ata përfaqësonin.

“Pa asnjë diskutim ka shumë prej kolegëve të mi që do më mungojnë gjatë kësaj legjislature. Por nuk ka rëndësi për të më munguar mua. Unë mendoj se do i mungojnë shërbimit ndaj interesit publik se kanë kryer me përgjegjshmëri detyrën e tyre si deputet në kuvendin e  Shqipërisë. Do ti mungojë betejat në mbrojtje të qytetarëve Lefter Gështenja, do ti mungojnë betejat qytetarët të Shkodrës, Helidon Bushati, Zheni Gjergji, Dhurata Çupi e shumë prej kolegëve të nderuar”.

Edhe pse nuk e pranoi që ka patur përplasje me ish-deputeten demokrate Flutura Açka, Bardhi tha se edhe ajo do t’i mungojë kuvendit.

“Nuk kam pasur përplasje me zonjën Acka shpesh përplaset me veten. Edhe zonja Açka me veçantinë e saj në sjelljen si deputet do ti mungojë kuvendit të Shqipërisë”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos