"Altin Dumani është qelibar"- "Basti" i Dash Sulës: E vë dorën në zjarr, të tjerët janë zi nëse ai është i korruptuar

Nga A2 CNN
17 Shtator 2025, 22:53 | Politikë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është shprehur se Altin Dumani dhe disa prokurorë të tjerë të SPAK-ut janë të pakorruptuar.

Komentet Sula i bëri teksa ishte i ftuar në studion e emisionit ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, ku tha se me Vettingun në drejtësi, shumë prokurorë dhe gjykatës janë larguar në mënyrë të padrejtë.

Sula shtoi gjithashtu se nëse në Shqipëri ka një institucion që ka më pak gjynahe nga të tjerët, atëherë ai sipas tij, është sistemi i drejtësisë.

“Nëse ka në Shqipëri me më pak gjynahe, është drejtësia. Por një pjesë e madhe e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë larguar nga sistemi i drejtësisë në mënyrë të padrejtë. Kolegu Bashkim Dedja u largua nga sistemi për shtëpinë e vëllait që paguante dritat në Golem.

Është burrë i ndershëm i pakorruptuar. Ka pasur edhe shumë të tjerë. Nuk është faji i SPAK-ut, se vettingun nuk e ka bërë SPAK. Të gjithë prokurorët e SPAK nuk i njoh, por Altin Dumanin apo Behar Dibrën, etj, nëse ka prokuror të pakorruptuar… Altin Dumani dhe disa të tjerë aty janë ndër burrat dhe kolegët e drejtësisë që janë qelibarë të pakorruptuar. Nëse është i korruptuar Altin Dumani, prokurorët e tjerë janë zi atherë”, tha mes të tjerash Sula. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos