'Shokon' Dash Sula: Djegia e mandateve nga PD u bë për të bllokuar Reformën në Drejtësi

Nga A2 CNN
17 Shtator 2025, 22:39 | Politikë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është shprehur se djegia e mandateve nga PD disa vite më parë u bë me qëllim për të bllokuar Reformën në Drejtësi.

Komentet Sula i bëri teksa ishte i ftuar në studion e emisionit ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, ku tha se në atë kohë ishin ende disa ligje të reformës pa u votuar.

Ai shtoi gjithashtu se kryeministri Edi Rama ka fituar një pushtet të jashtëzakonshëm edhe me ndihmën e opozitës.

“Djegia e mandateve nga opozita ka qenë për një arsye të vetme, për të bllokuar Reformën në Drejtësi. Sepse kanë qenë krahët e vettingut pa ngritur dhe gjoja nuk do hynin ata të tjerët më. Por ata hynë dhe u bë pastaj ndryshimi i Kushtetutës, Kodi Zgjedhor, etj. Ore Edi Rama nuk u bë diktator sot. U ngrit ditë pas dite, javë pas jave dhe vit pas viti, me ndihmën e opozitës, me djegien e mandateve, mos-hyrjen në zgjedhjet lokale dhe veprime të tjera”, tha mes të tjerash Dashnor Sula. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos