"Pse ç'jam unë, sot të fle në shtrat me një grua dhe nesër...", Dash Sula: Nuk e dredh si Gaz Bardhi me SPAK-un

Nga A2 CNN
17 Shtator 2025, 21:37 | Politikë

Ish-deputeti demokrat, Dashnor Sula ka kritikuar kreun e Grupit Parlamentar Gazment Bardhi për qëndrimin e mbajtur ndaj institucioneve të drejtësisë.

Në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, Sula tha se ai ndryshe nga Bardhi nuk është person që fle dhe zgjohet në shtretër të ndryshëm dhe për ta përforcuar krahasimin në kontekstin politik tha se as bashkëshorten nuk e ndërron.

Unë jam nga ata, të cilët njëherë martohen, nuk martohem për herë të dytë. Dhe kam vendosur që atë grua me të cilën kam lidhur kurorën, derisa të mbyll sytë të jetoj me atë grua. Dhe nuk ndërroj burra, ose gra. Jam burrë që nuk ndërroj gra, ose gra që nuk ndërroj burra. E kisha në kuptimin e krahasimit, që unë nuk ngrihem me mendje tjetër në mëngjes, sot që jam tek PD apo opozita dhe nesër kthehem me mendje tjetër, ose nuk fle në shtratin e njërit sonte dhe... E kisha në tërësi duke përfshirë edhe zotin Bardhi dhe këdo, edhe për zotin Dogjani që është këtu, po deshët. Sepse qëndrimi im ka qenë konsekuent. Se një politikan kur dashka e quan SPAK-un të mirë. Ke parë, ke dëgjuar, për shembull në qarkun e Elbasanit nëse gjen një drejtues të qarkut, deputet, anëtar partie, simpatizantë apo kushdo që të ketë bërë një denoncim me shkrim para një oficeri të policisë gjyqësore apo BKH-së. Të dalësh të thuash se gjithçka e ka SPAK-u, në një kohë kur ti vetë nuk ofron asnjë ndihmë apo denoncim, sepse në radhë të parë denoncimet i bëjnë qytetarët apo një forcë politike. Por politika nuk sheh mëkatet e veta por kërkon që gjithçka ta shkarkojë te SPAK-u. Për mua aktiviteti i SPAK mjafton me dy, lufta kundër krimit të organizuar dhe luftën ndaj korrupsionit. A i ka arritur rezultatet 100%? Jo, nuk i ka arritur. Por nuk mund të thuash tani që SPAK-u është shumë herë më keq se politika”, u shpreh Sula në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos