Përplasje në Konsipol, Rama ultimatum kryebashkiakut Dule: Jepe ti dorëheqjen, nëse nuk i shkarkon drejtorët

Nga Edi Ruçi
15 Korrik 2025, 13:24 | Politikë

Përplasje në Konsipol, Rama ultimatum kryebashkiakut Dule: Jepe ti

Vala e dorëheqjeve në bashkitë e vendit vijon pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për reformimin urgjent të stafeve lokale.

Në Bashkinë e Sarandës, drejtorët kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre pranë kryebashkiakut Oltion Çaçi, duke ndjekur direktivat e qeverisë.

Ndërkohë, situata paraqitet më e tensionuar në Bashkinë e Konsipolit, ku kryebashkiaku Ergest Dule ka refuzuar të shkarkojë drejtorët e tij. Sipas burimeve për A2 CNN, Dule ka mbrojtur stafin, duke deklaruar se bëhet fjalë për të rinj të aftë dhe profesionistë.

Ky qëndrim ka sjellë përplasjen me kryeministrin, i cili raportohet se i është drejtuar Dules me fjalët: “Jepe ti dorëheqjen, nëse nuk i shkarkon ata.”

Në Bashkinë e Konsipolit, deri më tani, kanë dhënë dorëheqjen vetëm dy nënkryetarë dhe disa administratorë, ndërsa drejtuesit e drejtorive vijojnë të jenë në detyrë, mes një klime të tensionuar dhe pritshmërish të larta për ndryshim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos