Në valën e dorëheqjeve të drejtorëve e administratorëve të Bashkive së fundmi kanë dhënë dorëheqjen edhe 5 administratoret e njësive administrative të Bashkisë Selenicë. A2 CNN mëson se dorëheqjet e tyre janë protokolluar dhe konfirmuar në rrugë zyrtare nga Bashkia e Selenicës. Këto dorëheqje vijnë pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama gjatë një takimi me kryetarët e bashkive në të gjithë vendin të zhvilluar në Durrës pak ditë më parë.
Edhe në bashkinë e Selenicës janë konfirmuar tashme dorëheqjet e pesë drejtuesve të njësive administrative. Megjithatë puna e tyre do të analizohet dhe në fund pas një analize të detajuar do të shikohet nëse do të ketë largim përfundimtar të tyre.
Urdhri pritet të zbatohet edhe në Bashkinë e Vlorës aty kur deri më tani janë konfirmuar dorëheqjet e të gjithë drejtuesve të institucioneve në varësi të pushtetit vendor. (A2 Televizion)