
Një deklaratë të fortë ka bërë demokrati Ilir Alimehmeti në studion e Off the Record, ku ka zbuluar se listat e anëtarësisë së PD janë fiktive.
Përballë gazetarit Danglli, mjeku i njohur Alimehmeti tregon se këto lista shërbejnë për votimet e brendshme në Partinë Demokratike, por që në fakt realiteti është krejt tjetër.
Në fjalën e tij, kandidati për deputet kërkoi një census të ri të Partisë Demokratike.
“Ne kemi disa lista dhe disa realitete fizike. Duke mos thënë që këto lista janë fiktive, që shërbejnë për votimet e brendshme, por që në të vërtetë nuk janë aty. PD ka nevojë për një census. E di që ato lista janë fiktive shërbejnë për votime të brendshme që bëhen lëvizjet që bëhen. Ka mijëra njerëz që kontribuojnë. Por nuk janë sa janë në atë listë. Duhet një riorganizim kokë e këmbë. Më mirë 2 dhe jemi 2 dhe jo 42 dhe nuk janë aty”, tha Alimehmeti. (A2 Televizion)
