Tedi Blushi, deputet i Partisë së Lirisë, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, “është i varur për këmbësh nga Edi Rama”.
“I mungon pavarësia. Është i varur për këmbësh nga Edi Rama. Kaq”, tha Blushi.
Dash Sula ia ktheu se po të ishte i varur, “Edi Rama do i zgjaste mandatin”.
Deputeti i PL-së shtoi se “Bashkimi Europian nuk po jep fondet e IPARD-it sepse nuk ka hetim”.
“Paratë e fermerit shkuan te inceneratorët, te oligarkët e miqtë e Edi Ramës. Nëse sot ka një problem madhor drejtësia, mjafton të shikoni paraburgimin. Sot, 2/3 e qytetarëve në burgje janë të paraburgosur. Sot në burg janë të rinjtë për një cigare hashash dhe ata që kalojnë maunet me drogë nuk janë”, u shpreh Tedi Blushi.
(A2 Televizion)