Ilir Meta do bëhet sërish President?, Tedi Blushi: Është ende i ri në politikë, pas 2-3 dekadash…

Nga A2 CNN
15 Tetor 2025, 21:11 | Politikë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi zbuloi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, ambiciet e Ilir Metës për t’u rikthyer në Presidencë.

Teksa juristi Indrit Sefa e vlerësoi punën e Metës si Kryetar Shteti për disa çështje të caktuara, Blushi tha se kreu i burgosur tashmë i Partisë së Lirisë ka marrë vendime të rëndësisë së veçantë për të mbrojtur Kushtetutën.

DISKUTIMI NË STUDIO:

Sefa: Zoti Blushi ka qenë pjesë e presidencës, ka qenë një presidencë shumë e veçantë e zotit Meta. Me thënë të drejtën, me qenë i sinqertë.

Blushi: Edhe e papërsëritshme në raport me mbrojtjen e Kushtetutës.

Moderatori Andrea Danglli: S' dimë nëse do përsëritet se dhe mund të përsëritet zoti Blushi?!

Blushi: Unë i referohem situatës aktuale!

Moderatori Andrea Danglli: Vetë zoti Meta ka thënë që do rikthehet në Presidencë, kështu që...

Blushi: Do rikthehet! Zoti Meta është ende i ri në politikë dhe besoj e ka treguar ambicien e tij, pas dy tre dekadash domethënë

Sefa: Do të them diçka që lidhet në fakt me rolin e Presidentit. Presidenti normal nuk është ai që ishte zoti Meta. Zoti Meta mori një rol disi tej kompetencave e tij, por detyra për të cilën e mori dhe nevoja për të cilën e bëri ishte sepse ishin rrethanat politike në Shqipëri që e detyronin që ai të dilte jashtë në disa raste në vlerësimin tim edhe kompetencave të tij. E bëri për një të mirë më të madhe me thënë të drejtën sepse mbrojti disa interesa.

Blushi: Për interesin kombëtar po.

Sefa: Po mbrojti disa interesa por unë e kam vlerësuar sepse në vlerësimin tim si jurist po të them në disa vendimmarrje ai ishte tej kompetencave të tij por që i shërbenin shoqërisë. I shërbenin qytetarëve në atë moment të caktuar. Pavarësisht se si është roli i presidentit i përcaktuar në kushtetutë, presidenti në Republikën e Shqipërisë është përveç se honorifik nuk ka asnjë detyrë tjetër dhe shpërndarjen e këtyre dekoratave ia kanë hequr, a më kupton. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos