"Dumani na zhgënjeu keq me task-forcën për zgjedhjet", Bardhi: Premtoi shumë, por nuk bëri asgjë

Nga A2 CNN
17 Shtator 2025, 21:09 | Politikë

Gazment Bardhi nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij personal në lidhje me punën e kreut të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani. Në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, Bardhi e kritikoi Dumanin për pompozitetin me të cilin prezantoi Task-Forcën për krimet elektorale, e cila sipas ligjvënësit demokrat ishte një dështim.

“Sigurisht që analizën e drejtuesit të SPAK duhet ta bëjnë organet qeverisëse të sistemit të drejtësisë. Mendimi im është se ka qenë dhe mbetet që ne si politikë duhet ta nxisim çdo institucion të drejtësisë që të bëjë detyrën me paanësi dhe në përputhje me ligjin. Kam pritur dhe këtë e kam njëlloj edhe zhgënjimi personal, edhe për faktin se zoti Dumani mori flamurin edhe të ngritjes Task-Forcës së famshme të krimeve elektorale, që ne të kishim një rezultat konkret të goditjes së krimit elektoral në zgjedhjet e 11 majit 2025. Mund të them që ka qenë një nga njollat dhe dështimet më të mëdha që ka patur. Atë kritikë që kisha për një çështje që e kam vuajtur në kurrizin tim unë e them dhe e argumentoj. Unë nuk i jap merita askujt, as vetes, nëse marr përsipër një përgjegjësi dhe e bëj atë detyrë”, tha Bardhi në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos