“Asnjë letërporosi nuk ka ardhur që provon shkeljet e mia”, Ilir Meta reagon nga qelia

Nga A2 CNN
28 Tetor 2025, 14:33 | Politikë

“Asnjë letërporosi nuk ka ardhur që provon shkeljet e

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas lajmit se SPAK ka dorëzuar prova të reja në lidhje me procesin gjyqësor ndaj tij.

Përmes një postimi në Facebook, Meta ironizon këto prova, shkruan A2.

“Në respekt të anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë së Lirisë, por edhe të gjithë qytetarëve shqiptarë, dua të shpreh përbuzjen time publike për gjoja prova të reja që paskan ardhur nga “Amerika” pas përfundimit të hetimeve. Kjo gënjeshtër e shpërndarë nga SPAK-u dhe prokurorët e provuar si shkelës të ligjit dhe kamikazë të Kryekleptokratit, Edi Rama është një mashtrim për të justifikuar paraburgimin tim të paligjshëm dhe kriminal, si dhe për t’u dhënë mandate të përjetshme kamikazëve që janë provuar si garantë të pandëshkueshmërisë së Edi Ramës dhe armiq të betuar të opozitës dhe pluralizmit politik”, shkruan Meta në Facebook.

“Shpreh bindjen e plotë se asnjë letërporosi as ka ardhur dhe as mund të vijë që provon shkeljen e ligjeve shqiptare, amerikane apo ndërkombëtare nga Ilir Meta apo pasjen time dijeni për shkelje të tilla të kryera nga njerëz të tjerë në Shqipëri, SHBA apo kudo tjetër.

E kemi thënë edhe më përpara se gjithçka është fund e krye një mashtrim”, shtoi Meta.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos